Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

E arrestuar prej vitit 2018, Prokuroria jep pretencën për biznesmenen nga Shkodra, e skeduar disa herë për mashtrim

Prokuroria kërkon 6 vite burg për biznesmenen dhe ndërtuesen Vjollca Hoxholli, e cila akuzohet nga prokuroria për mashtrim me pasoja të rënda.

Hoxholli, akuzohet se i ka shitur një apartament disa personave të ndryshëm, në qytetin e Shkodrës, ndërsa emri i saj është përmendur dhe më parë për të njëjtën akuzë.

Vjollca së bashku me bashkëshortin e saj Rrapush Hoxholli, janë denoncuar nga qytetarë, për shkak se kanë shitur apartamente disa herë, duke përfituar shuma të mëdha parash, të cilat nuk u janë kthyer pas personave të dëmtuar.

Së bashku me çiftin Hoxholli ka qenë i përfshirë dhe një 28-vjeçar, i cili po ashtu pritet që të përballet me drejtësinë. Bashkëshorti i Vjollca Hoxhollit është liruar nga burgu për shkak të moshës së tij 75-vjeçare.

Emri i Hoxhollit është përmendur dhe në hetimet e prokurorisë së Tiranës, pas hetimeve që nisën për palletet e dëmtuara nga tërmeti i Nëntorit të vitit 2019.

Paralelisht me biznesin në fushën e ndërtimit, çifti Hoxholli ka patur edhe disa dosje penale për aktivitetin që kryejnë. Në vitin 2004, Rr.Hoxholli është dënuar me 3 muaj burg me kusht për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Në vitin 2012 sërish Rrapush Hoxholli është dënuar me 500 mijë lekë gjobë për vetëgjyqesi dhe shkatërrim pronës.

Në vitin 2016 bashkëshortja e tij Vjollca Hoxholli akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, ndërsa mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi që do të japë në fund Gjykata për biznesmenen.

Arrestimi për herë të dytë i biznesmenit dhe gruas së tij, ja për çfarë akuzohen (Detajet)

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.