Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

E ardhmja e tij me kombëtaren, habit Edy Reja: Për Shqipërinë punoj falas

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka qenë në vendin tonë ditën e sotme dhe ka takuar presidentin Armand Duka. Ai duket se ka gjetur akordin përfundimtar me ekipin tonë dhe do të vazhdojë të qëndrojë në krye të skuadrës kuqezi. 74-vjeçari ka gjetur kohë të flasë dhe për mediet shqiptare me A2News dhe RTSH që e kanë intervistuar.

Takimi me Dukën – Është e vërtetë që takimi ka të bëjë me rinovimin, por ne nuk kemi nevojë për letra. Kemi folur më përpara dhe akordi është gjetur prej kohësh. Sot jam së bashku me bashkëpunëtorët e mi për të folur me presidentin dhe për të dëgjuar nëse ai është i kënaqur nga ne apo jo. Duka do të bëjë më të mirën dhe ka një plan konkret, me të cilin jam dakord, pasi kemi biseduar rreth këtij projekti të ardhshëm. Shpresoj të jemi në lartësinë e duhur”. 

Dashuria për Shqipërinë –  “Unë punoj edhe pa pagesë. Pa u paguar! Është një projekt afatgjatë, mua do të më pëlqente të qëndroja sa më gjatë, por nuk i dihet. Nuk jam më i ri. Nëse jam mirë si tani, vazhdojmë edhe 10 vjet së bashkë. Fillimisht duhet të programojmë dhe më pas të shohim rezultatet dhe si do të luajë skuadra. Ka mjaft punë për t’u bërë”. 

Napoli – “Në Itali dalin përherë emra. Mund të konfirmoj se kam marrëdhënie shumë të mira me Dukën dhe popullin shqiptar. Kur ke besimin maksimal në një ambient është e qartë se çdo gjë do të shkojë mirë  ndaje dhe jam këtu”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *