Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

E-Albania edhe për plazh, ministri jep njoftimin: Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka reaguar në lidhje me situatën që po kalon vendi si pasojë e pandemisë globale.

Ai është ndalur tek dikasteri që drejton dhe është shprehur se në verë të gjithë mund të bëjnë plazh, por jo si vitet e kaluara.

Ai shtoi se nuk do të lejohen festat në bregdet dhe se për të shkuar në plazh, do të merret leje në portalin e-albania sic po bëhet tani me lejet ditore.

Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë.

Do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Nuk do të ketë festa masive në bregdet.

Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik”, tha ministri.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close