Është dhënë masa e arrestit me burg nga Gjykata e Shkodrës për dy 17-vjeçarët që dyshohet se kanë vrarë Hermes Beqiri, dy ditë më parë.
Elvis Hoxhak dhe Ditmir Harifi nuk kanë dhënë asnjë deklatim përpara togave të zeza, ndërkohë që kanë mohuar akuzën. Masa është dhënë nga ana e Gjykatësit Besmir Strova.
DETAJE NGA POLICIA PËR NGJARJEN:
Shkodër Informacion Paraprak Më datë 04.11.2017, rreth orës 19.20, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Guerrile Shkodër, vendi “Ish Zoteknika”, ka të shtëna me armë zjarri Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet e para ka rezultura se në një lokal, është plagosur me armë zjarri shtetasi H. B. 23 vjeç, banues në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar. Shtetasi i lartëpërmendur ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën. Janë ngritur pika kontrolli dhe po behët krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Janë shoqëruar disa persona në cilësinë e deshmitarit në D. V. P. Shkodër Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.K/FAXWEB)