Është zbardhur lista me 12 emrat e kandidatëve për deputetë për të cilët Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve do të kërkojë një verifikim më të thelluar.
Nga radhët e Partisë Socialiste do të verifikohen Artan Bitri, Halim Dauti dhe Leonard Beqiri. Nga radhët e PD-së Agron Kapllanaj, Gentjan Muca, Rezart Tusha dhe Zef Hila. Ndërsa nga radhët e LSI-së do të verifikohet Arbër Arifaj.
Nga emrat për të cilët do të kërkohet një verifikim më i thelluar është dhe ai i Tom Doshit, për të cilin Ambasadorja Amerikane bëri thirrje para disa javësh që të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, por KQZ miratoji listën e PSD-së, duke u shprehur se nuk ka bazë për ta ndaluar.
Lista:
Koalicioni ABEOK:
– Altin Gjeloshaj
– Elsa Voka
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim:
– Arbër Arifaj
Partia Demokratike:
– Agron Kapllanaj
– Gentjan Muca
– Rezart Tusha
– Zef Hila
Partia Socialdemokrate:
– Kleo Murataj
– Tom Doshi
Partia Socialaiste:
– Artan Bitri
– Halim Dauti
– Leonard Beqiri
(E.H/Faxweb.al)