Te prekur nga koronavirusi nuk janë vetëm qytetarë të thjeshtë por edhe mjekë që prej ditësh po përballen me këtë armik të padukshëm.
Kështu në qytetin e Fierit ka shkuar në 18 numri i stafit mjekësor të vetëkarantinuar tashmë.
Mes tyre 3 mjeke dhe pjesa tjetër infermiere dhe sanitare. Kanë bërë analizat dhe presin përgjigje.
Nëse dalin negative, të hënën a të marten rikthehen në punë, nëse dalin pozitive vazhdojnë karantinën për 2 javë.
Ndërkohë një paciente S.M. është shprehur se një 61-vjeçare po bën terapi intensive tek karantina në tirane ,mirëpo fillimisht është vizituar më parë në qendrën shëndetësore në Roskovec pasi aty ka qenë tek të afërm të saj pasi është shitëse tek lagjja 1 maji fier .
Pastaj erdhi në Fier në spital ku fillimisht nuk ka treguar vizitën e saj në Itali ndaj priten përgjigjet e analizave.