Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Dybala’ ia fut’ Ronaldos, i rrëmben nga dora titullin…

Paulo Dybala e ka mposhtur bashkëlojtarin e tij në Juventusit, Cristiano Ronaldo, në garën për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Serie A. Lesa Serie bëri të ditur se argjentinasi i Juventusit, Paulo Dybala, e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit, çmim ky që Cristiano Ronaldo e kishte fituar në sezonin e tij debutues në Allianz Stadium.

Argjentinasi e fitoi këtë çmim falë paraqitjeve të tij këtë sezon, kur Juventusi e fitoi titullin e kampionit për herë të nëntë radhazi dhe Dybala i shënoi 17 gola, përderisa vlerësohet si forca shtytëse prapa sukseseve të Juventusit këtë sezon. Cristiano Ronaldo nuk është zgjedhur as për çmimin e sulmuesit më të mirë, të cilin e ka fituar Ciro Immobile në Lazio.

Lista e plotë e fituesve të çmimeve të Serisë A: Portieri më i mirë: Ëojciech Szczesny (Juventus) Mbrojtësi më i mirë: Stefan De Vrij (Inter) Mesfushori më i mirë: Papu Gomez (Atalanta)

Sulmuesi më i mirë: Ciro Immobile (Lazio) Lojtari më i mirë i ri: Dejan Kulusevski (Juventus, i huazuar në Parma) Lojtari i Vitit: Paulo Dybala (Juventus)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *