Gjykata e Durrësit ka dhënë ndryshuar masat e sigurisë për tre zyrtarët e ARRSH, të cilët dy ditë më parë u dha masa “arrest me burg” apo “arrest shtëpie”. Inxhinierët Lekë Tushaj dhe Kastriot Braha që ishin dënuar me “arrest me burg”, seanca e rivlerësimit vendosi detyrim paraqitje.
Ndërsa për Agron Hasën mbeti në fuqi masa “arrest shtëpie”. Hasa, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtë masë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Ditën e mërkurë, Prokuroria e Durrësit bëri me dije se Agron Hasa, Kastriot Braha, Aferdita Basha e Dhurata Lazaj si specialiste inxhiniere të ARSH, Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj, Leke Tushaj me cilësinë e drejtorëve të drejtorive të ARSh-së, anëtarë të Këshillit Teknik, kanë konsumuar elemente të figurës së veprës pènále të ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe të veprës pènále të ‘Dhënia e ndihmës për ndërtimin e palígjshëm’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199/b dhe 25 të Kodit Pènál.
Pròkuroria zbuloi fakte që tregonin se veprimi i tyre kishte shkaktuar një sërë áksídentesh automòbilistike. (A.M/Faxweb.al)