Dy futbollistë të kombëtares shqiptare përmes një video-mesazhi në facebook kanë deklaruar mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha.
Mesfushori i kuqezinjve dhe lojtari Granit Xhaka shprehet se për të mirën e sportit dhe për të mirën e Shqipërisë qytetarët duhet të votojnë ndryshimin.
“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit,votoni ndryshimin.”, shprehet Granit Xhaka.
Ndërkohë të njejtën deklaratë e përforcon edhe mesfushori Migjen Basha.