14:27 | 01/02/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Dy vullnetarë britanikë vriten në Ukrainë

22:56 | 24/01/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dy vullnetarë britanikë vriten në Ukrainë

Vullnetarët britanikë, Chris Parry dhe Andrew Bagshaw, janë vrarë në lindje të Ukrainës, ka raportuar familja Parry.

Bagshaw, 47-vjeçar, dhe Parry, 28-vjeçar, janë parë për herë të fundit më 6 janar në qytetin ukrainas të Soledarit.

Familja Parry ka thënë se burrat janë vrarë teksa kanë qenë duke ndihmuar “në një evakuim humanitar” nga zona.

Në një letër të lëshuar nga Ministria e Jashtme Britanike, Rob, Christine and Katy Parry, kanë thënë se Chris e ka bërë familjen “jashtëzakonisht krenare”.

“Ne nuk e kemi imagjinuar kurrë që do t’ia themi lamtumirën Chrisit, kur ai ka pasur një jetë përpara. Ai ka qenë djalë i kujdesshëm, vëlla fantastik, shok shumë i mirë dhe partner i dashur për Olgën”.

“Ai e ka gjetur veten në Ukrainë, në mars, në momentin më të keq të nisjes së luftës së Rusisë, dhe u ka ndihmuar atyre që kanë pasur më së shumti nevojë, duke shpëtuar jetën e mbi 400 personave, dhe shumë kafshëve të braktisura”.

Prindërit e Bagshaw kanë thënë se biri i tyre ka transportuar ushqim dhe ilaçe në Ukrainë, si dhe u ka ndihmuar personave më të moshuar.

Më herët gjatë këtij muaji, grupi mercenari rus, Wagner, ka pretenduar se është gjetur turpi i njërit prej burrave.

Soledari ka qenë së fundi në fokus të luftimeve intensive mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

Më herët gjatë këtij muaji, ushtria ruse ka pretenduar se ka fituar kontrollin e kësaj qyteze.

Ukraina, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto deklarata, duke thënë se luftimet vazhdojnë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Pas

Lufta në Ukrainë: Zelensky u dërgon 15 zyrtarëve mesazhin e ‘tolerancës zero’ ndaj korrupsionit

Para

Chollet bisedë telefonike me Albin Kurtin, ja çfarë i ka kërkuar

Para
Chollet bisedë telefonike me Albin Kurtin, ja çfarë i ka kërkuar

Chollet bisedë telefonike me Albin Kurtin, ja çfarë i ka kërkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

A është takuar me McGonigal? Meta tregon të vërtetën

Përjashtimi për 10 ditë nga Kuvendi, Berisha paralajmëron: Ne nuk e lëshojmë parlamentin, do bëjmë betejë…

Ilir Meta: SPAK duhet të kishte nisur hetimet për skandalin Rama-McGonigal, protesta e 11 shkurtit do të jetë një uragan i vërtetë

Vdekja e 30-vjeçares te materninteti “Koço Gliozheni”, familjarët akuza mjekëve: Nuk ka pasur asnjë shqetësim përpara, nuk i kanë dhënë shërbimin e duhur

Pse po çmontohen tani kamerat nga grupet kriminale? Çuçi: Po i japim një mesazh krimit të organizuar, është një lëvizje…

Britania përfshihet nga një sërë protestash në lidhje me koston e jetesës

Skandali me ish agjentin e FBI, Berisha “shpërthen” ndaj Yuri Kim: Është një McGonigal me fustan, shkelmoi kushtetutën e SHBA dhe Shqipërisë

“McGonigal”, Berisha: Thikë pas shpine, Rama nuk ka as nder as komb, një kriminel si ky është e vështirë ta imagjinosh në politikë

Kurti: Asociacioni një etnik nuk është i mundshëm

Vdekja e nënës së re te “Koço Gliozheni”, reagon materniteti: Disa ditë pas lindjes 30-vjeçarja erdhi me dobësi trupore, gjendja e saj u rëndua shumë shpejt…

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.