Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

“Dy vite më parë e shihte Ronaldon nga tv, sot e ka shok ekipi”… Përralla e rumunit që Juventusi do t’ia bëjë rrogën 500 mijë euro

Radu Dragusin debutoi me Juventusin në Ligën e Kampionëve. Një gëzim i rëndësishëm për tetëmbëdhjetë vjeçarin rumun që megjithatë e priste këtë moment më shumë se kurrë.

Djaloshi i ardhur në merkato pasi Juventusi mposhti ekipe si PSG që e ndiqnin në Bukuresht, tashmë do të blindohet me kontratën e re në janar dhe rroga do t’i shkojë 500 mijë euro.

Agjenti i tregon se si e përjetoi këtë ëndërr qendermbrojtësi: “Deri përpara 2 vitesh e shihte Ronaldo nga tv dhe sot luan me të në një ekip. Kjo është thjesht e pabesueshme”.

Dragusin mund të shihet së shpejti sërish në fushë pasi Pirlo beson te ai. E nisi mirë me U-23 por dëmtimet e frenuan pak deri sa u kthye.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *