‘’Për aq kohë sa s’ka mundësi parkimi gjobat janë njësoj si të gjithë”, kështu shprehej sot kryeministri Rama ndërkohë që deputeti Paulin Stërkaj i ankohej për gjobat e vendosura nga ana e Policisë përpara ambjenteve të Kuvendit.
Mirëpo në një foto që ka postuar Agim Xhafka, jepet ana tjetër e historisë. Nëse përpara ambjenteve të Kuvendit deputetët marrin gjoba, kjo nuk ndodh përpara kryeministrisë.
“Sot deputeti Stërkaj qahej se i vendosin gjobë kur parkon para parlamentit. Kryeministri i tha se gjobat nuk bëjnë dallime. Hahaha,shfaqje e fëlliqur.
Ja,para zyrës së Edit parkon shteti që do bëjnë mëngjarashët,fiks mbi korsinë e biçikletave të Lali Erit. Show ngado,show imzot!”, shkruan Xhafka.
Epo në një ditë dy standarde nga kryeministri Rama…ç’rastësi!
(E.K/SHUPLAKA)