Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

“Dy spitale të tjera janë “gati” për koronavirusin”, ish-ministri i shëndetësisë propozon 5 ide për situatën

Ish-Ministri i Shëndetsisë në kohën e qeverisë së mëparshme Nard Ndoka gjatë një interviste televizive foli mbi masat që po merr qeveria për frenimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Ai foli edhe për nismën e lançuar sot nga qeveria për ngritjen e nje tjetër spitali në ndihmë të të infektuarve dhe  tha se një prej spitaleve ndodhet në Zall Herr dhe një tjetër në Dajt, të dy në funksion të forcave të armatosura aktualisht.

Ndoka foli edhe për pesë hapa që do ndërmerrte ai nëse do ishte në krye të ministrisë së shëndetësisë.

Së pari, do të shpallja brenda sistemit gjendjen e emergjencës kombëtare për parandalimin e përhapjes së semundjeve infektive. (Ka një ligj për këtë fenomen 15/2016). Krijimin e strukturave përgjegjëse për parandalimin dhe më pas për perballimin e një situate emergjente siç është kjo e krijuar nga Coronavirusi.

Së dyti, marrjen e të gjitha masave për mjete mbrojtëse për personelin mjeksorë.Blerjet e menjëhershme të të gjitha pajisjeve shëndetësore të domosdoshme për këtë situatë dhe marrjen e masave për hapjen e carantinës dhe një spitali të përshtatur për semundjet infektive, larg qendrave të banuara.

Se treti, thirrje dhe masa konkrete për mjekët profesionistë që janë jashtë, aktivizimi i mjekëve në pension, pesëfishirjen e ekipeve mjeksore të specializuar për të gjithë gamën e semundjeve infektive.

Së katërti, protokolle transparente bashkepunimi me Ministrinë e Brendëshme, Transporteve dhe te Jashtme; për kontrollet në kufi, në aeroporte, në rrugë dhe përkujdesje për qytetaret jashtë vendit.

Së pesti, bashkepunim të ngushtë me OBSH, shkëmbim masash dhe protokollesh me vendet kufitare, ndihmë direkte nga Gjermania e SHBA-te, për mbështetje financiare, për mjete shëndetësore, grupe të specializur të mjekëve dhe prezencën e tyre,-tha Ndoka.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close