Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën e Rinasit. Sipas disa pamjeve në videon e mëposhtme shihet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamioçinë dhe një autoveturë.
Dëshmitarë tregojnë se nga aksidenti dy shoferët e automjeteve kanë mbetur të plagosur. Një nga qytetarët tregojnë se ata kanë patur lëndime në pjesën e poshtme të trupit.
Drejtuesit e mjeteve janë transportuar për në spital, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tyre dhe as identiteti.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Dëshmitari tregon për JOQ:
“Rruga Rinas- kryqezimi i Laknasit. Cdo dite aksidente me pasoje vdekjen ne shume raste. Asnje mase parandaluese kaq vite. Po dy shoferat e automjeteve ishin lenduar goxha nga mesi e posht”