Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Dy të arrestuar në Paris pas sulmit me thikë pranë gazetës “Charlie Hebdo”

PARIS – Franca ka hapur një hetim terrorizmi pas sulmit me thikë të premten që plagosi rëndë dy persona pranë zyrave të vjetra në Paris të gazetës “Charlie Hebdo”. Dy të dyshuar janë ndaluar.

Ngjashmëritë mes sulmit ndaj “Charlie Hebdo” të janarit 2015 dhe këtij të fundit janë tronditëse. Gazetarët u vunë sërish në shënjestër – dy punonjës të agjencisë franceze të produksionit “Premieres Lignes”, të cilët u goditën me thikë, ndërsa po bënin një pushim jashtë për të pirë duhan.

Ata punonin në të njëjtën ndërtesë me selinë e vjetër të “Charlie Hebdo” para incidentit të vitit 2015. Dhe sulmi ndodhi ndërsa po zhvillohet një gjyq për bashkëpunëtorët e dyshuar në vrasjet e gazetës “Charlie Hebdo”.

Duke folur për gazetarët në vendngjarje, Prokurori i Parisit Remy Heitz tha se policia ka arrestuar dy persona, përfshirë udhëheqësin e pretenduar të këtyre sulmeve të fundit.

Dhe për shkak të të gjitha ngjashmërive me sulmet e “Charlie Hebdo” pesë vjet më parë, tha ai, çështjen po e hetojnë prokurorët anti-terror të Parisit.

Agresorë islamistë vranë 12 persona gjatë sulmeve të janarit 2015, përfshirë karikaturistët e shquar të gazetës “Charlie Hebdo”.

Kryeministri francez Jean Castex ripohoi mbështetjen e Francës për lirinë e shtypit dhe vendosmërinë e saj për të luftuar terrorizmin duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme.

“Charlie Hebdo” ka marrë kohët e fundit kërcënime të reja me vdekje dhe mediat franceze nënshkruan një letër të hapur duke mbështetur gazetën dhe lirinë e shprehjes. Të premten në mëngjes, një paketë e dyshimtë u njoftua se mbërriti në zyrat e vjetra të gazetës javore.

Policia për pak kohë rrethoi vendin e sulmit, ndërsa një turmë e vogël shikonte.

Një banor 72-vjeçar i Parisist me emrin Gerard, i cili nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij, tha se ai besonte se Franca po vihej në shënjestër për shkak të forcave të saj anti-terror të dërguara në kuadrin e operacionit Barkhane në rajonin Sahel të Afrikës.

Një tjetër banore vendase, Lili, e cila kohët e fundit u zhvendos këtu nga Kina, nuk ishte në gjendje të kthehej në shtëpi për shkak të postblloqeve të policisë.

“Është kaq e vështirë të jetosh këtu, sepse kemi COVID-19 dhe rënie ekonomike, dhe tani kjo”, tha ajo.

Punonjësi i shpërndarjes së kolive, Luis Cuevas, tha se njerëzit nuk ndihen më të qetë këtu. U duhet të kontrollojnë për çanta të dyshimta në transportin publik, të jenë të kujdesshëm në rrugë – dhe tani COVID-19. Ne po jetojmë në kohë jo të shëndetshme, tha ai.

Sulmi vjen ndërsa qeveria po përgatit legjislacionin e ri për të luftuar të ashtuquajturin “separatizëm” – ata që ajo i konsideron armiq të Francës dhe të mënyrës së saj të jetës, përfshirë islamin radikal.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *