Árrestohen me qëllim ekstradimi dy shtetas maqedonas, të shpallur në kërkim ndëkombëtar nga autoritetet gjyqësore austriake dhe sllovene.
Ndalohet një 53-vjeçar për veprën penale “Tráfik dróge” dhe një 39-vjeçar për “Máshtrim kundër qeverisë”.
Shërbimet e Stacionit të Pólicisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Komisariatin e Pólicisë Pogradec dhe Interpol Tiranën, bënë ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
R. D., 53 vjeç, banues në Stërmnicë, Tetovë dhe S. R., 39 vjeç, banues në Labunishta, Strugë.
Gjatë përpunimit të dokumentacionit të tyre në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Pólicisë Kufitare, konstatuan se Gjykata Austriake kishte caktuar ndaj shtetasit R. D., masën e sigurisë “Árrest në bùrg”, për veprën penale “Tráfik dróge” për të cilën bazuar në Kodin Penal Austriak parashikohet dënimi deri në 15 vite bùrg.
Gjithashtu edhe shtetasi S. R., rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Koper, Slloveni kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Árrest në bùrg” për veprën penale “Máshtrim kundër qeverisë”, për të cilën bazuar në Kodin Penal Slloven parashikohet dënimi deri në 8 vite bùrg.
Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.