AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Dy muaj pas divorcit, ‘Kahramani’ merr këtë vendim të rëndësishëm për ish-partneren e tij

Aktori turk Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan, u martuan dhe u bënë prindër për herë të parë brenda vitit 2018. Vetëm para dy muajsh ato i dhanë fund kësaj martese dhe nuk ishte menduar që mund të riktheheshin më bashkë.

Mirëpo aktori ka filluar pushimet në plazhin e Bodrumit në Turqi dhe siç po përflitet në media, ai nuk është vetëm. Bashkë me të është dhe djali i quajtur Kuzey dhe ish e shoqja Feyza.

Vetëm para dy ditësh, çifti janë parë të kapur dorë për dore, çfarë na bën të mendojmë se ato po përpiqen të shpëtojnë martesën e tyre.

Edhe pas divorcit, çifti vazhdoi të takohej për hir të djalit. Këto takime siç duket kanë bërë të mundur që ato ta mendojnë dhe njëherë idenë e të qënurit sërish bashkë, përderisa ato po shijojnë pushimet ndërkohë që presin dhe të shpërngulen në një shtëpi të re.

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *