Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Dy idiotë që trajtojnë shqiptarët si idiote”, nënkryetari i PD reagon ashpër pas prezantimit të paketës KÇK

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij ‘Facebook’ ku ironizon deklaratat e Lleshit dhe thotë se në shtatë vjet, krimi kapi majat e shtetit sepse ata 50 policët me maska, nuk kishin bërë “pompa” sa duhet.

“Dy idiote, qe trajtojne shqiptaret si  idiote…”, shprehet ndër të tjera në reagimin e tij nënkryetari i Partisë Demokratike e ku më tej thote se Rama nuk mund të mashtrojë e të trembë më dot njeri tani që ka mbaruar me të gjitha.

Postimi i plotë i nënkryetarit të PD, Edi Paloka:

“Terhiquni se nuk eshte vone” -ju thote Lleshi  krimineleve.

“Nga e hena nuk do kene ku te futen”- thote ai tjetri…

Dy idiote, qe trajtojne shqiptaret si idiote…

Pra ne duhet te besojme qe krimi ne Shqiperi paska mberritur ne kete pike sepse Rama nuk kishte nxjerre akoma kete Aktin Normativ per te cilin ka shtate vjet qe punon…!

Shtate vjet, krimi kapi majat e shtetit sepse ata 50 policet me maska, nuk kishin bere “pompa” sa duhet…?!!!

Megjithate, kane bere ç’kane bere deri tani ( ndonje vrasje te vogel, pak plagosje, ca kile kokaine, ndonje grabitje kalimtare…) deri neser kane kohe te pendohen e te terhiqen…fjala e Lleshit. Perndryshe i piu e zeza te gjithe , “ferri i pret”…fjala e kapos me paruke te gjata.

Nuk do te falen vetem ata kriminele e banda qe gjate kesaj kohe mund te kene shprehur pendese apo ca me keq kane deklaruar poshte e larte se nuk blejne e nuk vjedhin me vota per “rilindjen” dhe Ramen. Ata bejne mire te largohen fare se ndryshe kapoja do ti hedhi veshtrimin e tij me syrin e keq …

O Edvin! Me Llesh e pa lesh! As nuk mashtron dot me njeri e ca me shume nuk tremb dot njeri tani qe ke mbaruar me te gjitha…Po ke mbaruar me te gjitha ama…!

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *