Dy gra dhe një burrë janë gjetur të vdekur nga policia në qytetin Belfast, në Irlandën e Veriut.
Sipas agjensisë së lajmeve PA dyshohet se burri ka goditur me thikë të ëmën dhe të dashurën e tij, e me vonë të ketë kryer vetëvrasje.
Viktimat janë gjetur nga policia në prona të ndryshme. Ata u lajmëruan nga një rezidnecë në Derrycoole Way rreth orës 11:00 të premten.
Pas kontrollit policia gjeti një grua të vdekur e më pas në një kontroll të dytë në një pronë afër saj edhe një tjetër grua të vdekur.
Detektivët që po hetojnë këtë rast vrasjeje janë përqendruar tek lidhja që mund të kenë viktimat me njeri tjetrin dhe nuk kanë ngritur pista të reja.
“Gjatë kontrollit të pronës, u gjet një grua tjetër e vdekur. Ndërsa kemi filluar një hetim për vrasje, ne nuk po kërkojmë askënd tjetër në lidhje me këto vrasje të cilat ne besojmë se janë të lidhura. “, ka thënë detektivi CaldWell.
(V.G/Faxweb.al)