Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se thirrjet vijojnë të jenë konstante, ndërsa ka rënë dhe numri i vizitave për Covid-19.
Ndërkohë ajo që është shqetësuese është futja e 3-4 fshatrave në listën e vendeve të infektuara.
Brataj:
Thirrjet tek 127 vijojnë të jenë konstante, janë 1700 në 24 orët e fundit. Ajo që vihet re është se nurmi i vizitave për covid ka rënie. Numri për qarkun e Tiranës me qarqet e tjera është barazuar, pra ka një rritje në qytetet e tjera. Edhe numri i shtrimeve vijon të jetë në ulje, gjë që tregon për një ulje të të gjtihë indikatorëve. Ka 3, 4 fshatra që i janë shtuar së fundmi listës së infektimeve, pra ka zona të largëta të reja të prekura nga COVID19.
(R.G/Faxweb.al)