Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Dy ditë pasi procedoi administratorët, qeveria mbyll përmes AKEP portalin JOQ

Ajo që nuk mund të mendohet në një shoqëri demokratike, sapo ka ndodhur! Qeveria Rama, dy ditë pasi procedoi dy administratorët e JOQ-së, ka vendosur që përmes Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të mbyllin domainin “joqalbania.com” për Republikën e Shqipërisë.

Lajmi është dhënë nga vetë JOQ, në faqet e veta zyrtare në Instagram dhe në Facebook, ku thuhet se me mbylljen e portalit synohet vendosja e diktaturës, dhe nënshtrimi i zërave të lirë.

Duhet thënë se në momentin që flasim, faqja në web është e aksesueshme pjesërisht, pavarësisht se sot nuk është postuar asnjë lajm. Mbrëmjen e djeshme kjo faqe nuk ishte e disponueshme për lexuesit e saj, ç’ka ka pasuar me një sërë reagimesh të forta në rrjetet sociale.

Sulmi qeverisë ndaj kësaj mediaje, nisi me pretendimin se përhapte panik në radhët e lexuesve, dhe i referohej një denoncimi të një qytetari, që thoshtë se në mogrun e Tiranës, kishte një numër shumë të madh viktimash, të paidentifikuara, nga tërmeti i rënë në datën 26 Nëntor.

Postimi i plotë i JOQ:

Teksa gjendemi përballë një katastrofe natyrore që ka lënë pasoja tragjike dhe gjithë shteti duhet të angazhohej terësisht për të hartuar një plan të menjëhershëm masash për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve që janë prekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4, “Rilindja” gjen edhe kohë për të sulmuar mediat që i nxjerrin “të palarat” dhe skandalet.

Pasi Policia e Lleshit shpalli në kërkim administratorët e JOQ Albania, ditën e sotme Rama, në një akt diktatorial, i ka dhënë urdhër Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të mbyllin domainin “joqalbania.com” për Republikën e Shqipërisë. Pikërisht aty ku mund t’i vijë përmbysja.

Rama dhe Rilindja që ai drejton mesa duket nuk e përtypin dot faktin se qytetarët kanë një hapësirë ku mund të nxjerrin të palarat dhe skandalet e qeverisë dhe instancave të saj, nuk e përtyp dot as faktin që jemi ndër të vetmet media në vend që nuk jemi shitur e as blerë nga sekti “Rilindja” dhe kërkon të na mbyllë gojën.

Kjo është mënyra se si qeveria tenton të vendosë diktaturën ndaj atyre që ofron t’i blejë, por nuk i shiten, tenton t’u mbyllë gojën me censurë duke mos arritur t’i kontrollojë ashtu siç ka bërë me çdo institucion të këtij shteti!

Atij s’i pëlqejnë kritikat dhe tenton të eliminojë zërin e vetëm opozitar që ka mbetur, nuk duron dot zërin e popullit të tij që i rrëfen realitetin e shëmtuar të qeverisjes së tij dhe tenton ta zhdukë.

Pa të vetmin dyshim, mund të themi se tashmë ka nisur të instalohet në vend diktatura “Rama”, ku hapat e saj të parë përfshijnë “zhdukjen” dhe “eleminimin” e atyre që ua plasin të vërtetën në sy dhe qëndrojnë në krah të qytetarëve dhe mbrojnë interesat e tyre.

Reagimi duhet të jetë i përgjithshëm, mediatik e ndërkombëtar për këtë regjim që ka instaluar Rama!

Ne do luftojmë për Shqipërinë deri në pikën e fundit të gjakut…
#UNËJAMJOQ

(E.K/Faxweb.al) 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *