AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Dy aksidente të rënda në Fushë-Krujë dhe Shën Vlash, një i vdekur dhe një i plagosur, pranga dy të rinjve

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur dje në Tapizë të Fushë-Krujës, ku një 24 vjeçar ka përplasur një 74 vjeçar, i cili ka vdekur menjëherë në vendngjarje.

Policia ka vënë në pranga të riun, ndërkohë që një tjetër aksident ka ndodhur në Shen Vlash. Një i ri ka përplasur një 54-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekësve.

Njoftimi i policisë për të dy rastet:

Arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M.A.,24 vjeç, banues në Fushë-Krujë, sepse me datë 12.02.2020, në Fushë-Krujë,Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.

A.K., 23 vjeç, banues në Shën Vlash,Durrës, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Volsëagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Fjalët Kyce

Burg nga disa muaj deri në 15 vite për ata që dalin pa leje dhe shkelin karantinën, si e komentoni nismën e fundit të kryeministrit Rama?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *