AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Durrës/Të shtëna me armë zjarri tek mbikalimi i Shkozetit, disa persona të plagosur

Një ngjarje sapo është shënuar në qytetin bregdetar të Durrësit ku një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mes personave ende të pa identifikuar.

Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Shkozetit ndërsa raportohet paraprakisht se janë plagosur të paktën 4 persona.

Nga burimet bëhet me dije se është shkëmbyer zjarr mes grupeve që ndodheshin në dy automjete ndërsa e gjithë skena ka shkaktuar panik.

Të plagosur janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Policisë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *