Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Durrës/ Sekuestrohen 1000 koli cigare kontrabandë

Struktura të Hetimit Doganor sekuestrojnë 1000 koli cigare kontrabandë në Doganën e Durrësit.

Pas nje analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme për kontenierin me cigare,  Drejtoria e Hetimit Doganor në Drejtori të Përgjithshme të Doganave, ushtroi kontroll në kontenierin me cigare, ku gjatë kontrollit u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.

Keto paketa me cigare nuk rezultojnë si markë cigaresh ndërkombëtare e regjistruar dhe e mbrojtur.

Sasia e sekuestruar është 1000 koli me cigare me nga 50 steka,  me 10 paketa,  me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.

Drejtoria e Hetimit Doganor referoi rastin në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës,  për veprën penale: ” Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe me partnerët ndërkombëtarë, po kryhen veprimet e para hetimore.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *