Shkon në 15 numri i grave të paraqitura në urgjencën e spitalit rajonal në Durrës, me shenja helmimi.
Nga mjekët e kësaj urgjence si shkak i parë jepet intoksikacioni nga gazi, ndërsa 15 të helmuarat janë punonjëse të një firme fasonerie të qepjes së rrobave në Durrës.
Për Fax News gratë e helmuara kanë thënë se në mëngjes ishin shumë mirë. “Pasi filluam punën, një grua humbi ndjenjat, ndërsa u afruam t’i jepnim ndihmën e parë patëm të gjitha mpirje trupi.
Më pas filluam të humbnim ndjenjat me radhë”, tha për Fax News një nga gratë e helmuara, të shtruara në urgjencën e Durrësit.