Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Forca të shumta policie dhe IMT rrethojnë pallatin për t’a shembur në Durrës, hasin në rezistencën e banorëve: Nuk jemi njoftuar

Banorët e pallatit 1062, në lagjen nr.7. nuk pranojnë që t’i shembin pallatin, pasi që pas tërmetit të 26 nëntorit kanë jetuar brenda dhe krejt papritur para dy ditesh ju ka ardhur vendimi për shembjen e pallatit.

Prej mëngjesit të sotëm dhjetëra forca të Policisë Bashkiake dhe IMT-së së bashkisë së Durrësit, kanë rrethuar pallatin dhe ju kanë kërkuar banorëve të lënë godinën në mënyrë urgjente.

Në krye të tyre ka qenë Arbër Braho, nënkryetari i bashkisë, i cili ju tha banorëve të dalin jashtë shtëpive në mënyrë urgjente.

Disa banore janë larguar nga banesat, ndërsa disa të tjerë nuk pranojnë të largohen pa nënshkruar një marrëveshje se shtëpitë e tyre do ndërtohen.

Banorët ju kanë kërkuar punonjësve një dokument për arsyen e daljes dhe të prishjes së pallatit të tyre, por veçse prezencës së tyre, punonjësit e shtetit nuk kanë sjellë asnjë letër, ndërsa ju kërkojnë të lënë banesat e tyre.

Kryetarja e bashkisë, Emirjana Sako zhvilloi një takim me një përfaqësi të banorëve të cilëve ju tha se vendimi për prishje është marrë nga Këshilli Bashkiak, dhe rindërtimi pritet të nisë së shpejti.(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *