Një 66-vjeçar me iniciale V.Dh është gjetur pa shenja jete në rrugë ditën e sotme në Arapaj të Durrësit.
Policia njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhùne dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë: Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhùne dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.