Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Durrës/ Gjobiten 35 qytetarë që dolën pa leje, 3 pronarë që hapën lokalet dhe 4 drejtues mjetesh

Policia e Durrësit edhe gjatë ditës së sotme ka operuar me shërbime dhe masa të rrepta policore ndaj personave dhe subjekteve që thyejnë karantinën. Nga të dhënat nga burimet rezulton se policia ka mbajtur nën mbikëqyrje me shërbime në 8 banka të nivelit të dytë, 5 zyra të Postës Shqiptare, 6 tregje fruta- perime dhe  5 supermarkete, ku ka patur grumbullime të qytetarëve.

35 qytetarë janë gjobitur pasi kanë rezultuar se kanë dalë pa leje nga banesat e tyre.

Konkretisht janë vendosur 35 gjoba, në masën 10.000 mijë lekë për individët që kanë dalë pa leje të miratuar në rrugë.

Gjate ketij kontrolli jane vendosur 3 gjoba për 3 lokale që janë konstatuar të hapura, në masën një milion lekë gjithashtu janë tërhequr 4 leje qarkullimi dhe drejtimi për 4 mjete, që janë kapur në lëvizje pa autorizim dhe janë bllokuar në banesat e shkelësve.

-Janë mbajtur nën kontroll personat që ndodhen në karantinim në banesat e tyre.

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close