Grida Duma ka bërë një deklaratë të fortë këtë të hënë duke thënë se gjatë fushatës elektorale i janë ofruar 3 banda në Kavajë që ta ndihmojnë të marrë pushtetin në këmbim të zyrës së hipotekës dhe postit të nënkryetares së bashkisë.
Duma tha se ia tregoi këtë histori Lulzim Bashës dhe ai i tha se “nuk duhet t’i pranojmë në asnjë mënyrë”. Sipas Dumës, këto banda kaluan në krahun tjetër dhe me para, me forcë dhe kërcënime i dhanë vota PS-së.
Grida Duma:
Shkuarja ime në Kavajë u përcoll me 3 oferta bandash por ne kërkojmë zyrën e hipotekës dhe nënkryetaren e bashkisë. Unë kam për të thënë gjithmonë jo, ajo që unë vlerësoj është se kur flas me Lulzim Bashën që kanë ardhur me kanë takuar dhe më thonë kshu kshu dhe ai më zgjati dorën dhe më tha ‘JO’. Unë vlerësoj shumë atë njeri. Unë mendoj që po të mendonim për të menduar për partinë, sdo të ishim të rrënuar. Këto banda u vetëofruan të më sjellin pushtetin sipas mënyrave të tyre, kërcënimeve.
|(R.G/faxweb.al)