Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridjan Salianji i ka kërkuar Kolegjit Zgjedhor që të lërë në fuqi vendimin e KAS për fletët e votimit me numra pas fleta e votimit me emra është shumë e ngarkuar dhe ngjason me gazetat.
“Neni 98 i përcakton rregullatorit kompetenca vetëm mbi pjesën teknike, specifikime teknike. Për sa i përket përmbajtjes, është e KQZ e zbatohet nga Kryekomisioneri. Ligjvënësi thotë se dy emra duhet të jenë patjetër në fletë, i subjektit politik dhe kryetarit të Subjektit politik. Asnjë nga modelet e fletëve të votimit nuk është kundra ligjit, por në fletën e Tiranës kemi rreth 500 karaktere, ku nuk respektohet fakti që ka ngarkesë dhe është e paqartë. Kjo çështje nuk mund ti lihet sondazheve, sondazhi bëhet i pavlefshëm kur nuk marrin pjesë kategori si të moshuarit. Fleta me emra sjell konfuzion në votim, krijohet radhë por problem është edhe numërimi i fletëve të votimit. Prandaj ne kërkojmë që Kolegji të lë në fuqi vendimin e KAS. Njerëzit shkojnë për të votuar dhe jo lexuar gazetë siç duket fleta e votimit me emra”, tha Salianji.
(R.G/Faxweb.al)