Kryetari i Partisë Socialiste në Mat, Hasan Pasha ka reaguar pas publikimit të fotove të tij brenda një lokali duke konsumuar alkool nga iah-kreyministri Sali Berisha.
Pasha shprehet se nuk është personi me apitetet me të cilat i drejtohej Berisha ndërsa shton se nuk është i vërtetë denoncimi në fjalë duke argumentuar se personat janë me xhupa, si për dimër.
Reagimi i plotë:
Sali !
Nuk më emocionon dhe nuk më shantazhon dot me fotot që keni publikuar sot për mua.
Unë nuk jam narko-kryetar, as hajdut, as vrasës, as i korruptuar e as mashtrues.
Të kanë gënjyer me këtë foto. Në se e shikoni me kujdes foton, në se ke sy në ballë, personat janë me xhupa, si për dimër. Pra, nuk bëhet fjalë që unë të kem frekuentuar lokalet.
Ju dhe mashtruesit që sajoni postime të tilla, të pavërteta, do të mbani përgjegjësi ligjore. Nuk është hera e parë që ty Sali të mashtrojnë me “qytetarin dixhital”.
Ty Sali të shqetëson fakti se në rrethin e Matit ka zero të infektuar nga Covid 19.
Mbyll dritaret me grila të mos duket, denoncimi me foto: Kryetari i PS-së pi raki në lokal
(F.GJ/FAXWEB.AL)