Jeta private e Butrint Imerit ka qenë në vëmendje të mediave kohët e fundit dhe vetë këngëtari shpeshherë me postimet e tij lë të kuptohet se dikush special është aktualisht në jetën e tij.
Së fundmi Butrinti ka postuar një foto ku shfaqet në shtrat dhe në sy bien duart e një vajze, e cila mesa duket po i bën masazh.
“Mirëmëngjes ose natën e mirë”, shkruan Butrinti krah fotos që ka ngjallur kuriozitetin e shumë fansave mbi identitetin e vajzës.
Kujtojmë që këngëtari prej kohësh po përflitet për një lidhje me modelen Evy Viero. Dyshja u panë bashkë gjatë pushimeve në Paris.