Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Duke filluar nga data 1 prill, fatura e dritave do t’ju sjellë një “surprizë”

Data 1 prill është ajo që do të startojë pagesën e një takse të re, e cila do të përfshihet në faturën e  dritave.

Ajo është taksa e pronës dhe do të përllogaritet sipas një mënyrë të re që merr për bazë vlerën e objektit dhe jo sipërfaqen.

Qeveria po merret me procedurat e fundit dhe brenda marsit do të merret vendimi përfundimtar.

“Më 1 prill do të nisë me metodologjinë e re, nivelin e ri, taksimi i ndërtesave, i pronës sic i referoheni ju, në të gjithë Shqipërinë. Do të jetë patjetër një agjent, që ne mendojmë të jetë OSHEE-ja”,- tha ministri Arben Ahmetaj për mediat.

Qeveria mund të vendosë që për disa bashki si ajo e Tiranës, taksa e pronës për bizneset të mblidhet përmes faturës së ujit. Në fakt, aktualisht kjo taksë përmes faturës së ujit mblidhet në të gjithë vendin.

Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, pra nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguajë në muaj 500 lekë, që përkon me 0.05 përqindëshin, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.15%.

Ministri i Financave tha gjithashtu se zgjerimi i ndërtimit vitin e fundit është nxitur nga shtimi i kreditimit për këtë sektor, që sipas tij në 2017 ka një rritje vjetore prej 67%.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *