Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Duhet të jemi vetë-kritikë”, Bushati i hedh kunja Ramës: S’mund të fajësojmë vazhdimisht BE për negociatat

Marrëdhënia mes ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kryeministrit Edi Rama duket se vazhdon të jetë e tensionuar. Që pas largimit nga posti i ministrit, Bushati ka nisur të flasë me kode, duke treguar një marrëdhënie të krisur me Ramën.

Së fundmi, ai ka folur në një forum për forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian në Serbi, nga ku nuk ka “harruar” të hedhë kunja për qeverinë.

Sipas Bushatit, tani ka ardhur koha që të heqim dorë nga akuzat e vazhdueshme për Bashkimin Evropian dhe të tregohemi vetë-kritikë për negociatat.

“Ne duhet të jemi vetë-kritikë. Nuk mund të vazhdojmë të fajësojmë vazhdimisht BE-në. Pyetja është se si t’i bëjmë vendet tona më europiane. As Rusia dhe as Kina nuk po na ndihmojnë në këtë aspekt”, tha Ditmir Bushati.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *