Deputeti i pavarur Lefter Maliqi në fjalën e tij në Kuvend, është shprehur sot se vendi po shkon drejt një përplasje civile, dhe shtoi se mes Metës dhe Junckerit ai do të zgjidhte presidentin amerikan Bill Clinton. Maliqi e quajti dinjitoz veprimin e Metës që shtyu zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Pjesë nga fjala e Maliqit:
Të nderuar shqiptarë po ju drejtohem ju, duke u thënë se në 30 Qershor nuk ka zgjedhje, sepse vendi kalon në diktaturë dhe konflikti do të ishte i pashmangshëm, dhe përgjegjësia do të bjerë te kalorësi i Rilindjes që ka frikë nga zgjedhjet.
Ai e di dhe vetë që nuk do ti fitojë më zgjedhjet, për shkak se i iku Dule, i iku Idrizi, është bashkuar LSI me PD, dhe ka futur në burg dhe deputetët që i bënë fushatë. Kur erdhi Rama këtu pati ovacione si në kohën e xhaxhit, po ju e dini shumë mirë se cili është fundi i diktatorëve.
Pashë një postim të këtij kryeministri që pyeste në Instagram nëse ne besonim presidentin Meta, apo pijanecin Juncker. Unë vetë dhe qytetarët jemi me zotin Clinton, i cili injoroi kalorësin e Rilindjes.
Përsëri jam me presidentin Clinton dhe jam kundër këtij pijaneci që di se zgjedhjet janë në Prill dhe jo në Qershor. Veprimi i presidentit është më dinjitozët që ekziston, ju keni frikë nga zgjedhjet.