Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetTe FunditTe Gjitha

Duan të depozitojnë kërkesën për tubim, policia nuk lejon banorët e Verrisë (VIDEO)

Banorët e Verrisë nuk munden as të depozitojnë kërkesën për tubim në Bashkinë e Fierit. Efektivët e policisë nuk lejojnë depozitimin e kërkesës të banorëve që kundërshtojnë projektin e plehrave në fshatin e tyre.

Paavrësisht se ligji parashikon që policia mund të njoftohet deri edhe 3 orë përpara një tubimi të caktuar, ata nuk pranojnë kërkesat e banorëve të shqetësuar, duke dalë në kundërshtim me atë që përcakton ligji.

Efektivja e përfshirë në debat me banorët ngre pretendimin se kërkesa duhet të ishte bërë tri ditë para.

Debati:

Sille tre ditë para.. Ore zotëri nuk e depozitoj sepse e ke sjellë shumë vonë, sille tre ditë para

-Është shërbim urgjence

-Sille tre ditë para. Nuk po ta kërkoj unë, po e thotë sekretarja

-Atëherë shërbimin urgjencë ju nuk e pranoni? E doni tre ditë para?

-Po

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *