Ndryshe nga çdo protestë, sot të shumtë në numër ishin fëmijët të cilët kërkojnë drejtësi për Jonadën e vrarë.
Ata janë ulur në shkallët e kryeministrisë ku kanë ndezur qirinj e kanë vendosur arushë në nderim të vogëlushes 7 vjeçare.
Kujtojmë se Jonada Avdiu u përplas për vdekje nga skafi luksoz i një efektivi policie, teksa po bënte pushimet me prindërit e saj në plazhin e Potamit në Himarë.