AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Dua ti telefonojë me shpresë se…”, i ati flet me lot në sy në ditëlindjen e Ergi Dinit

Ditën e djeshme të ftuar në emisionin e Rudinës, ishin këngëtarja e njohur Barbana dhe i ati, Dashamir Dini. Ato prezantuan për herë të parë projektin e ri muzikor ‘Ku je’. Këngën në fjalë, Ergi e kishte lënë përgjysmë dhe motra e tij e ka çuar në fund, me një realizim të përkryer.

Barbana e ka ‘rikthyer’ Ergin për herë të fundit në muzikë, në ditën e tij të lindjes. Të ftuar në emisionin e Rudinës, baba dhe bijë, kanë ndarë publikisht gjithë dhimbjen që mungesa e Ergit iu ka shkaktuar.

Përsa i përket datës 15 tetor, Barbana është shprehur se i bën të ndjejnë akoma më shumë mungesë dhe nuk mund të festohet. Nga ana tjetër, babai i tyre, me lot në sy ka rrëfyer se ka momente kur ende nuk e beson që djali i tij nuk është më, madje e merr dhe mundimin ta telefonojë plot shpresë se mos ndodhet në Tiranë.

“Domethënë çdo ditë na merrte në telefon, na pyeste si jemi se jetonte në Tiranë bashkë me vajzat. Dhe ndoshta ndonjëherë s’jam shumë i bindur që ka ikur, unë mendoj se është në Tiranë. Shpesh më shkon mendja për ta telefonuar, pastaj tërhiqem. Por gjithsesi, Ergi më lidhi me Zotin dashur pa dashur dhe është e vetmja shpresë që unë shpresoj të jetoj pjesën tjetër të jetës me të”, është shprehur mes të tjerash Dashamir Dini.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *