Ylli i Liverpool Salah ka dhënë një përgjigje të shkëlqyeshme për një tifoze të vogël në rrjetin social “Twitter” pak momente pas fitores dramatike kundër Egjiptit me rezultatin 3-2.
Vogëlushja ishte vonuar për të bërë detyrat e shtëpisë, që të mbështesë Mohamed Salah në stadium. Një foto që është publikuar në Twitter e tregoi atë në stadium duke mbajtur një poster që lexonte: “Salah ju lutem shënoni, unë dua të shkoj në shtëpi, kam detyrat e shtëpisë për të bërë”. Pas kësaj, egjiptiani shënoi një supergol, teksa hutoi me spektakël të gjithë mbrojtjen mike.
Pas përfundimit të ndeshjes, “Faraoni” ka shkruar: “Unë më të vërtetë u përpoqa t’iu leja të shkosh në shtëpi herët dhe më vjen keq që të mbajta këtu deri në minutën e fundit. Shpresoj që nesër mësuesi juaj ta kuptojë situatën.