Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Dua seanca ditë për ditë”, Saimir Tahiri rishfaqet te Krimet e Rënda. Ja kush ”i pret rrugën” (Video)

Ish-ministri I brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur sërish mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda, së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia.

Prokuroria ka ngritur disa akuza në drejtim të ish-ministrit socialist që janë “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Kjo është seanca e dytë ku Tahiri paraqitet si i pandehur, pas asaj të mbajtur në datën 19 Qershor, e cila u shty pa asnjë rezultat, me pretendimin se nuk ishin njoftuar tre ish-zyrtarët e policisë së Vlorës; Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila.

Vetë Tahiri kërkoi që procesi të përfundojë sa më shpejt, dhe nëse do të ishte e nevojshme, të kishte seanca edhe përditë, vetëm drejtësia të thotë fjalën e fundit.

“Nuk duhet të ketë vonesa në procesin gjyqësor. Procesi duhet të shkojë përpara, pa humbur kohë, se boll kohë kemi humbur deri më sot! Të kërkosh gjykim të shkurtuar nuk do të thotë që të pranosh fajësinë.

Nuk ka nevojë të zgjatet asnjë seancë më shumë. Nuk ka nevojë që të zvarritet ky gjyq. Ndoshta ka shumë që nuk janë të interesuar për drejtësi, unë jam i interesuar për drejtësi  dhe do të vazhdoj. Gjykata t’i bëjë seancat ditë për ditë! U bënë dy vjet që zvarritet e zvarritet kjo histori. Nuk e kuptoj pse, por kam dyshimet e mia që ky proces po zvarritet për arsye politike.

Ky proces nisi në Itali, me përgjimet e Italisë dhe më pas erdhi në Shqipëri. Jam hetuar në Itali, ndërkohë që ata e dhanë verdiktin e tyre duke thënë se Saimir Tahiri nuk ka asnjë lidhje me këtë histori. Nuk e di se pse vazhdon akoma kjo histori. Ju ftoj që të vini dhe të shihni dosjen”, tha Tahiri në seancën e kaluar.

Në hyrje të Gjykatës, siç është bërë ritual tashmë, Tahirin e prisnin dhe disa mbështetëse të tij, me të cilat u përshëndet nga afër.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *