Trevor Noah dhe Dua Lipa u panë duke u përqafuar teksa po shijonin një natë së bashku në New York City.
Komediani, 38 vjeç dhe ikona e popit, 27 vjeç, u panë duke shkuar për darkë së bashku në Big Apple këtë javë, duke ndarë një përqafim në fund të natës.
Mbrëmja e tyre së bashku vjen pasi prezantuesi nga Afrika e Jugut Trevor konfirmoi se do të largohej nga roli i tij si drejtues i emisionit “The Daily Show” pas shtatë vitesh në krye, duke u thënë fansave të zhgënjyer “është koha”.
Në fotografitë e marra nga Mail Online, kryesuesja e listës Levitating Dua u fotografua e ulur në cep të një restoranti me Trevorin, duke u dukur të relaksuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kjo ka ngjallur dyshime tek fansat e tyre, se mos dyshja janë në një romancë dashurie.