Pasi qëndruan të mbyllur në shtëpi me javë të tëra për shkak të emergjencës Covid-19, Dua Lipa dhe Anwar Hadid vendosën të arratiseshin drejt një aventure të bukur vetëm të dy.
Çifti shumë i përfolur i momentit në mbarë botën u nis drejt Karaibeve, për të kaluar disa ditë “izolimi” sërish vetëm me njëri-tjetrin, por në një vend mrekulli. Në rrjete sociale, këngëtarja ka ndarë foto nga udhëtimi i tyre dhe momentet më të bukura në vendin tropikal, duke na e bërë zili të gjithëve.
Ata kanë shijuar detin, rrezet e diellit, natyrën e egër dhe sigurisht dashurinë e njëri-tjetrit, duke na bërë të shpresojmë për një “karantinë” të tillë. “Izolim në ishull”- shkruan këngëtarja shqiptare krahas postimit që mori vëmendjen e të gjithëve.
Madje, vjehrra e ka pritur me padurim Duan dhe djalin e saj duke i kërkuar në komente të kthehen sa më shpejt
.