FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

”Dua aq shumë ta tregoj, por..”, Rudina ka një arsye të fortë pse nuk nuk shfaq fytyrën e Mias

Ndërkohë që shumë programe kanë ulur që tani siparin për t’u përgatitur për sezonin e ri televizivm Rudina Magjistari duket se do të jetë akoma edhe për ca javë në ekran.

Moderatorja e njohur kishte të ftuar dje në studion Ermira Çaushollin, një gazetare e njohur në vend, e cila para disa javësh u bekua për herë të katërt me një vajzë.

Ndërkohë që Ermira diskutonte për emocionet e jashtëzakonshme të mëmësisë dhe sfidat si mama e 4 vajzave, u ndal për një moment tek rrjetet sociale dhe ekspozimi i fëmijëve për publikun.

Ajo rrëfeu se preferon dhe e ndjen si detyrë ndaj publikut të prezantojë familjen e saj, që e ka si bekimin më të madh, ndërsa Rudina është krejt e kundërta, duke rrëfyer publikisht arsyen s’e pse nuk e ka nxjerrë asnjëherë në publik fytyrën e vajzës së saj, Mia.

“Ndryshe nga ty, unë kam zgjedhur që për momentin të mos ta shfaq vajzën time sepse mendoj që vëmendja e tepërt mund të ishte një peshë e madhe për të. Dëshira ime është shumë e madhe që t’i ndaj këto momente. Mezi e përmbaj veten për të mos e ndarë me publikun,”– u shpreh ajo.

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *