Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Dropulli përkujton Revolucionin grek, mungojnë dy minoritarët e ”flaktë” (Video)

Në Dropull është përkujtuar ditën e sotme Dita e Revolucionit grek kundër pushtimit turk.

Kjo ceremoni është organizuar nga Bashkia Dropull në bashkëpunim me Konsullatën greke në Gjirokastër.

Mirëpo ajo çfarë ka bërë më tepër përshtypje në këtë rast është mosprezenca ish-deputetit Vangjel Tavo, Prefektit të qarkut Astrit Alia dhe Vangjel Dules.

Pavarësisht ftesës të bërë nga organizatorët këto personalitete kanë vendosur të mos shkonin në Ceremoni përkujtimore të mbajtur për këtë rast.

I pyetur për mosprezencën e ish-deputetit Tavo dhe Dule në ceremoni pavarësisht ftesës dhe nëse situata politike në vend ka sjellë një gjë të tillë, Kryetari i Bashkisë Dropull, Arqile Deçka u përgjigj: “Për këtë s’mund të jap përgjigje sepse s’jam politikan. Këtë pyetje duhet t’ua bësh politikanëve”

Ndërkohë nuk dihen shkaqet të cilat i kanë shtyrë këto figura politike të mos marrin pjesë në ceremoni.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *