Ekonomisti Dritan Shano ka folur për gazetaren e Fax News, Mirilda Tilin në lidhje me situatën ekonomike në vend dhe veçanërisht për futjen në eurobond dhe borxhin prej 650 milionë euro që ka planifikuar të marrë qeveria shqiptare.
Shano ka argumentuar se janë mbi 3 miliardë euro të lira janë bankat shqiptare dhe fare mirë mund të përdoreshin ato para për të stimuluar dhe përkrahur me interesat e këtyre parave kursimtarët vendas, ndërsa shtoi se qeveria përdori justifikimin e pavërtetë se ato para duhen për emergjencat e bizneseve dhe investitorëve vendas.
Duke e konsideruar përfshirjen në eurobond si një arritje që nuk është e jashtëzakonshme pasi Shqipëria ka qenë pjesë e tregut ndërkombëtar edhe para vitit 2013 kur qeveria Rama erdhi në pushtet,. Shano ka analizuar edhe gjendjen ekonomike të vendit në krahasim me ekonomitë rajonale dhe europiane.
Ne në tregjet ndërkombëtare kemi dalë përpara se qeveria aktuale të vinte në pushtet. E kemi fituar këtë besueshmëri të sistemit tonë financiar dhe buxhetor, nuk ka asnjë arsye për të ulëritur në këtë pikë. Borxh marrin të gjithë, çdo borxhdhënës është i lumtur që ka nevojtar të kërkojë dhe që janë një qeveri sepse do ishte hata shumë e madhe që një qeveri të falimentojë. Interesat e borxhit janë të barabarta ose më të mëdha se të ardhurat buxhetore janë më të mëdha se të ardhurat që grumbullohen. Pra nëse do ishim në rendin e 3 miliardë eurove, atëherë nuk mund të na jepnin borxh.
Nuk jemi në këtë nivel ndaj na japin. Të mos entuziazmohen mbi një vendim të tillë. A duhet të marrim ose jo borxh në tregon ndërkombëtar? Shqipëria ka mundësi të marrë në tregun e brendshëm shumë më mirë se jashtë, sepse kështu ne pasurojmë amerikanë, kinezë etj. Nëse merren në tregun e brendshëm pasurohen dhe ndihmohen kursimtarët vendas. Në sistemin bankar janë mbi 3 miliardë euro që nuk janë dhënë me interes për arsye të ndryshme. Nëse shteti do merrte këto para do krijonte mundësinë që të ardhurat e depozituesve të këtyre parave të lira të merrnin interesat.
Arsyet që justifikohet qeveria se duke marrë këto para bllokon kredimarrjen për sektorin privat, i cili po vdes të marri kredi, është argument i sajuar politikisht. Nuk dëshiron të ngarkohet më tepër nga sa ka marrë, edhe 5 miliardë euro që ka marrë borxh nga sistemi e quan ekonomia shqiptare pikun e ekonomisë. Nuk besoj tek qeveria dhe buxheti por tek aktet ligjore, një veprim politik që ndjek një qeveri për të larguar oligarkët nga tenderat që të ketë iniciativa për t’u ndjekur. Me këto politika nuk ka interes të zhvillohet tregu dhe ekonomia vendase.
Barra jonë fiskale është e lartë përkundrejt rajonit, pas Serbisë,. Pro ajo ka një ekonomi që zhvillohet dhe performon mirë, është moderne në strukturë dhe mban në kurriz barrën fiskale krejt lirshëm. Ne kemi një bujqësi që prodhon 20% të PBB. Jemi vend me problematike ekonomike strukturore shumë të madhe nuk dëgjoj asnjë politikë të bashkëshoqërojë borxhmarrjet, që shkon nën uljen e peshës së bujqësisë në GDP-në e këtij vendi. Borxhi shqiptar po i afrohet 13 miliardë euro bashkë me koncesionet, ato janë borxh pavarësisht se nuk e njeh se ndryshe do shkonte brenda. Kush e pranon se ka bërë faj. Kjo qeveri ka marrë borxh më shumë se të gjitha qeveritë bashkë. 5.9 miliardë euro kanë marrë të gjitha qeveritë, ndërsa kjo qeveri ka marrë 6.3 miliardë euro borxh, pavarësisht se ekonomia mbetet më e dobëta në rajon, ka bërë hapa galopant pas, të çon të mendosh se edhe ky që po merret do vijojë të përdoret për tridhet e kësaj qeveria, borxhin e paguajnë shqiptarët.
(F.GJ/FAXWEB.AL)