Në një mesazh kércënues, Abazoviq u tha se do të të vrítej nëse bashkëpunon me çétnikët në krijimin e qeverisë së re malazeze.
“Nga një llogari në rrjetin social, kércënimet iu dërguan liderit të partisë pólitike URA, Dritan Abazoviqit, me të cilën u informua pólicia. Kjo e fundit ka identifikuar 69-vjeçarin nga Rozhaja, si personin që i dërgoi kércënime pólitikanit, për të cilin u njoftuan oficerët e Departamentit të Sigurimit të Rozhajës”, njoftoi pólicia.
Sipas deklaratës së një të afërmi të R.S., kércënuesi nuk jeton në Mal të Zi, por në Suedi dhe përmes Departamentit për Bashkëpunim Operacional Pólicor, një kërkesë iu përcoll Interpólit në Suedi, thotë pólicia.
Abazoviq u informua për aktivitetet e ndërmarra, i cili deklaroi se nuk ndihej i kércënuar. Dyshohet se R.S. i tha Abazoviçit se do të másakrohej nëse vazhdonte “miqësinë” e tij, domethënë negociatat dhe bashkëpunimin me “çétnikët”.
Kreu i koalicionit “E bardha në të zezë”, Abazoviq, përmes rrjeteve sociale tha se shumë prej letrave që mori ishin me qëllim të mirë dhe se një pjesë e tyre ishin të porositura.