Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Drita është shfaqur në fund të tunelit”, Tritan Kalo jep lajmin e mirë: Ditët e vështira po i hedhim pas shpine

Mjeku Tritan Kalo ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se si nis dita e tij dhe kolegëve në Spitalin Infektiv të Tiranës në luftën kundër koronavirusit.

Kalo ka komentuar edhe një sërë çështjes që kanë prodhuar jo pak debat si masat shtrënguese ndaj popullatës të cilat i mbështet dhe thekson se lirimi i tyre duhet të shoqërohet me penalite të reja dhe më shtrënguese nga ana tjetër.

Po ashtu Kalo ka folur edhe për numrin e testimeve, për të cilin thotë se është një debat shtërpë që po përdoret politikisht.

Mjeku pohon se është optimist duke dhënë shpresë se ditët më të këqija po kalojnë e kjo falë punës së përbashkët të një sërë aktorëve në vend.

Reagimi i plotë:

09.04.2020….Fundi i javës së katërt të kuarantinës….Dita nis me udhëtimin në urbanin e caktuar për transportimin e personelit të Shëndetësisë….Mbritja në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT = Covid-1, sikundër ai njihet këto ditë të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….Tashmë nga Kliniçistët/Infektiologët, unë mbetem aty “buka më e vjetër”, një pragpensionist.…Fillon dita e punës me mbledhjen e mëngjesit e të gjithë stafit me ekipin e rojes, që drejtohet nga Shefja e Shërbimit, Prof. N. Çomo, gjatë së cilës ne njihemi me evoluimin e situatës në spital…..Veshja me paisjet e mbrojtjes personale, për aq kohë sa më duhet për të parë të sëmurët si dhe për të qëndruar në mjedisin e izolimit të tyre….Vijon më pas me diskutime mes kolegësh për trajtimin sa më të kujdesshëm të të gjithë të sëmurëve tanë, si dhe me përditësimin e dijenive tona mbi këtë sëmundje “flamë të përbotëshme”….Deri më tash shpresoj se kemi ecur përmes shtegut të duhur e të mirëtrasuar, sipas parashikimeve të bëra prej nesh….MASAT e mara për kufizimin e kontakteve, vetëizolimin, higjenën dhe ushqyerjen e duhur, tregojnë se jemi në udhë të mbarë….LIBERALIZIMI i tyre jo gradual DHE i pa shoqëruar me të tjera masa shtrënguese, është në mendimin tim i parakohshëm nisur edhe nga eksperienca të ngjashme në Japoni dhe në Korenë e Jugut, të cilat ishin kundraproduktive me rinisjen e një vale të dytë infektimesh….Po ashtu edhe në Kinë vetëm dje pas lirimit te masave në Wuhan pati 67 raste të reja si dhe dy të vdekur nga Covid-19…..DEBATI shterpë lidhur me numurin e testimeve mundet edhe të vijojë, për sa kohë Politika vijon të prevaloje mbi Profesionalizmin, kudo dhe për çdo gjë në këtë Demon-kracinë tonë shpesh andro-menopauzike…DRITA fatmirësisht është shfaqur në fund të tynelit…PËR sa kohë na duhet ende të ecim në të?!…Vështirë të thuhet saktësisht, por ditët më të vështira besoj se po i hedhim pas shpine….Bashkëqytetarë të këtij vendi, JU DUAM SHUMË….DURIMI e NDËRGJEGJËSIMI juaj, si dhe PUNA e PËRKUSHTIMI jonë kanë filluar të na shpërblehen…BASHKË NE DO JA DALIM MBANË!!!


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *