Një ngjarje tragjikë ndodhi dje në Greqi, ku një i ri shqiptar humbi jetën teksa ishte duke punuar me traktor.
I riu që humbi jetën është 22-vjeçari, Driols Mema, nga Lezha, ku si shumë të rinj shqiptar kishte zgjedhur emigrimin për një jetë më të mirë.
Por mjeti i punës, që e ka shoqëruar atë çdo ditë në përditshmërinë e tij në Greqi i mori jetën pabesisht jetën!
Ngjarja tragjike u regjistrua mesditën e të dieles në Meglatano, Atlanti.
Pronari i ofroi ndihmën e parë shqiptarit, por për fat të keq ai nuk arriti të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Ai lajmëroi autoritetet greke, por kur ato mbërritën ai kishte ndërruar jetë.
I riu shqiptar u dërgua në morg, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij.
Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen plotë të ngjarjes tragjike, ndërkohë identiteti i të riut shqiptar nuk është bërë i ditur nga mediat helene.