Drejtuesit e “Agimit të Artë” në Greqi janë dënuar me 13 vite burg. Gjykata njoftoi se Nikos Michaloliakos, Ilias Kasidiaris, Giannis Lagos, Elias Panagiotaros, Christos Pappas dhe George Germeni, janë dënuar me 13 vjet burg, me përjashtim të Artemis Mattheopoulos, i cili u dënua me 10 vjet.
Ndërsa George Roupakias u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Fyssa dhe me 10 vjet burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Bashkëpunëtori i Ioannis Kazantzoglou, u dënua me 8 vjet për bashkëpunim në vrasje dhe me 6 vjet si anëtar i një organizate kriminale.
Rreth një javë më parë, Gjykata greke ka shpallur fajtorë politikanët e Agimit të Artë për organizatë kriminale në një vendim historik. Shtatë prej tyre (Nikos Michaloliakos, Elias Kasidiaris, Giannis Lagos, George Germenis, Elias Panagiotaros, Panagiotis Iliopulos dhe Nikos Papas) u shpallën fajtorë për drejtimin e një organizate kriminale, ndërsa të 18 të pandehurit u dënuan për bashkimin me një organizatë kriminale.
Shtatë vjet pas vrasjes së Pavlos Fyssas dhe pesë vjet e gjysmë pas fillimit të gjyqit të Agimit të Artë në 20 Prill 2015, gjykata shpalli verdiktin e saj për 68 të akuzuarit.
Nga njëra anë, akuzat ndaj anëtarëve të një partie parlamentare kanë të bëjnë me krijimin dhe administrimin e një organizate kriminale, përndjekjen e fenomenit nazist në Greqi, ndërsa nga ana tjetër, prokurori Adamantia Oikonomou ka vendosur që nuk ka asnjë organizatë kriminale dhe se të gjitha veprimet janë incidente të izoluara, të cilat nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, pra heqja e drejtimit politik në veprimet kriminale të Agimit të Artë.
Vendimi u dha nga kryetarja e gjykatës Maria Lepenioti, e cila u zgjodh për postin e presidentes në gjyqin e Agimit të Artë në Mars 2015.