Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Drejtuesi i mjetit konfrontohet me protestuesit, ndërhyn ish-deputeti (Video)

Fillimi i protestës në Tiranë tek rreth-rrotullimi i Shqiponjës, është shoqëruar me tensione, pasi disa prej drejtuesve të mjeteve kanë tentuar të kalojnë që të mos qëndrojnë në trafik por që protestuesit kanë dalë përpara makinave të tyre.

Njëri prej shoferëve ka zbritur duke tentuar të përplaset me disa prej protestuesve, diçka e cila për pak sa nuk ka përfunduar në konflikt fizik. Ka qenë ish-deputeti Fatmir Mediu ai që ka ndërhyrë duke e bindur qytetarin që të futej në makinë ndërkohë që nga ana tjetër ka qetësuar protestuesit.

Deri më tani përveç këtij incidenti, protesta në akset kryesore të vendit vijon e qetë dhe pa incidente pasi me sa duket edhe drejtuesit e mjeteve kanë gjetur mirëkuptim me protestuesit.

Ndërkohë protestës në Tiranë i janë bashkuar edhe banorët e Astirit. Ata kanë dalë në mbrojtje të banesave të tyre nga shembja për shkak të vijimit të ndërtimit të Unazës së Re prej më shumë se gjashrtë muajsh.

Ndërkohë që ka filluar protesta e opozitës kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, nga rreth rrotullimi i Plepave në Durrës ka mbajtur një deklaratë për mediat, ku është shprehur se protesta e sotme është qytetare dhe jo partiake (lexo këtu).

Ka qenë ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu ai që ka deklaruar se protesta e sotme do të varet nga qytetarët dhe se janë ata që vendosin se sa do të zgjas. Ai paralajmëroi se ata do të shkojnë drejt përshkallëzimit deri në rrethimin e Surrelit (lexo këtu).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *